Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin e çmimit të karburanteve për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 86 centë, i benzinës 1 euro e 75 centë, derisa i gazit 78 centë.
Krahasuar me çmimet e ditës së djeshme, benzina është shtrenjtuar për 1 cent.
Këto çmime do të vlejnë nga sot në ora 10:00 dhe janë valide 24 orë.