Shtrenjtohet edhe gruri

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Ditëve të fundit kosovarët janë përballur me shtrenjtim të disa artikujve bazë e këtij shtrenjtimi nuk i ka shpëtuar as gruri i cili më pas ka shkaktuar edhe shtrenjtimin e bukës. Nga Ministria e Bujqësisë thonë se shtrenjtimi i grurit ka ndodhur për shkak të tregut botëror derisa mullisit dhe Ministria e Tregtisë thonë se ka grurë të mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik.

Këtë vit nga korrja e grurit sipas Ministrisë së Bujqësisë Kosova ka mbuluar 67 për qind të nevojave të qytetarëve nga 72 mijë hektarë të mbjell me grurë.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë sqaruar se pavarësisht ngritjes së çmimit të grurit, shteti ka rezerva.

Edhe nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës thonë se ka grurë të mjaftueshëm nëpër stoqe dhe qytetarët nuk kanë nevojë për frikë.

Por përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve kanë thënë se shteti duhet t’i lehtësoj masat dhe Çmimet për produktet bazë për bujqit dhe të ketë subvencione më të mëdha në mënyrë që të mund të prodhohet më shumë grurë.

Sipas kësaj shoqate para datës 2 gusht një ton grurë i importuar nga Serbia ka kushtuar 173 euro e 53 cent pa TVSH kurse nga 27 nëntori një ton grurë kushton 259 euro e 40 cent pa TVSH./RTK


Të ngjashme