Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në Kosovë. Produktet kryesore të ushqimit përsëri janë shtrenjtuar. Vaji, vezët dhe qumështi janë prekur më së shumti, raporton Ekonomia Online.
Agjencia e Statistikave të Kosovë tek rubrika “çmimet ditore” ka treguar se çmimet e disa artikujve bazë përsëri janë shtrenjtuar.
Siç ka treguar ASK, ndryshim të çmimet gjatë ditës së djeshme janë vrenjtur tek, vaji ushqimor, vezët dhe qumështi.
Në një nga marketet kryesore në Prishtinë, vaji i lulediellit ka arritur në 2. 99 cent.
Një lexues i Ekonomia Online, ka treguar se vaji gjatë së enjtes është shitur me këtë çmim, dhe se konsumatorët nuk kanë mundur t’i blejnë më shumë se katër litra.