Pompat e derivateve të naftës po e shfrytëzojnë me të gjitha mundësitë situatën e krijuar nga lufta Ukrainë-Rusi.
Ndonëse, çdoherë nga Shoqata e Naftëtarëve pohojnë se çmimi i naftës varet nga bursa ndërkombëtare, këtë herë siç duket po iu “konvenon” të mos bazohet në to.
Edhe pse, bursa ndërkobëtare ka pësuar ulje me rreth 6%, në Kosovë s’u bë e njëjta.
Në mëngjesin e së mërkures, çmimi i naftës ka lëvizur në 1.69c, raporton Indeksonline
Qytetarët vazhdimisht po ankohen për ngritjen e çmimeve të derivateve në tregun kosovar.
Shumica e qyteterëve thonë se Kosova është e para që rrit çmimin e naftës dhe e fundit që e zbret në treg.
Megjithatë, sytë mbesin ende nga veprimet e Qeverisë së Kosovës.