Edicioni i vitit 2020 në Formula 1 pritet të startojë vetëm në fund të majit, është bërë e ditur të premten.
Pasi të enjten u mor vendimi që të anulohet gara e parë e edicionit, ajo e Australisë, të premten janë shtyrë dy gara tjera.
Për shkak të përhapjes globale të koronavirusit, është vendosur që të shtyhen garat në Bahrejn dhe në Vietnam. Gara për shpërblimin e madh të Bahrejnit është dashur të mbahet nga 20 deri më 22 mars kurse ajo në Vietnam prej 3 deri më 5 prill.
“Si rezultat, Formula 1 dhe FIFA presin që kampionati të filloj në Evropë në fund të majit, por gjendja do të përcillet vazhdimisht”, thuhet në njoftimin e F1.
Pos garave në Bahrejn dhe në Vietnam, më herët ishte shtyrë edhe gara e paraparë të mbahet në Kinë. Stinori 2020 në F1 është dashur të filloj këtë fundjavë në Australi.