Janë shtyre duelet sportive të parapara për tu zhvilluar sot kjo për shkak të reshjeve të borës.
Ndeshja mes Feronikelit 74 dhe Lirisë është shtyrë për një datë të pacaktuar, kjo ndodhi për shkak të reshjeve të borës. Fusha në Drenas nuk ishte në kushtet që do ta lejonin zhvillimin e kësaj ndeshje.
Po ashtu është shtyrë edhe dueli mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit.
Ndeshja e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është shtyrë për afat të pacaktuar për shkak të borës.
Ndeshja fillimisht u shty për disa minuta, megjithatë fusha nuk arriti të bëhej gati për këtë ndeshje.