Gara e dytë e stinorit në MotoGP, e paraparë të mbahej në Tajlandë këtë muaj, është shtyrë në afat të pacaktuar për shkak të shqetësimeve nga përhapja e koronavirusit, bën të ditur agjencia Reuters.
Vendimi për të shtyrë garën e paraparë të mbahej më 22 mars në Buriram, ka ardhur vetëm një ditë pasi është shtyrë gara hapëse e stinorit në Katar më 8 mars.
“Gara e Moto GP duhet të anulohet dhe shtyhet për një ditë tjetër apo një muaj tjetër, varësisht nga situata”, ka thënë zëvendës-kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, që është edhe ministër i shëndetësisë.