Atletika Botërore deklaroi se vendosi të shtyjë Kampionatin e saj Botëror të Atletikës, që do të zhvillohej në qytetin kinez Nanjing, për shkak të rreziqeve të paraqitura nga koronavirusi.
“Kampionati i planifikuar për 13-15 mars, është caktuar të zhvillohet në mars të vitit 2021”, deklaroi organizata.
Në deklaratë thuhej se Atletika Botërore dëshiron që Nanjing të jetë vendi ku do të zhvillohet kampionati.
“Këshilla e ekipit tonë mjekësor, të cilët janë në kontakt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), është që përhapja e koronavirusit si brenda ashtu edhe jashtë Kinës është ende në një nivel shqetësues dhe askush nuk duhet të vazhdojë me ndonjë event të madh që mund të shtyhet”, shtoi organizata/DPA.