Në emër të Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitete (KITU), ju informojmë se protesta e paraparë për datën 4 dhjetor – “VETING NË ARSIMIN E LARTË!” – shtyhet për një datë të pacaktuar duke marrë parasysh situatën e krijuar pas tragjedisë në Shqipëri e cila me të drejtë mbajti vëmendjen dhe angazhimin qytetar të fokusuar në të.
Koalicioni përsëritë qëndrimet e veta se vendimet e Këshillit të Etikës për të mos i trajtuar rastet e plagjiaturës dhe mashtrimeve akademike janë të papranueshme ndërkohë bën thirrje që pavarësisht procesit të vetingut që KITU e synon në nivel nacional, UP t’i kryejë detyrat e shtëpisë dhe t’i adresojë në mënyrën e duhur denoncimet e ngritura nga organizatat partnere të Koalicionit.
KITU vazhdon angazhimin për zgjerimin e përfshirjes në organizim të organizatve studentore dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile të interesuara që të jenë bashkëorganizatore të protestës kurdo që caktohet ajo.