Oda Ekonomike e Kosovës njofton se është shtuer mbajtja e panairit të përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2020” për shkak të gjendjes së paraqitur nga pandemia e Coronavirusit.
Ky panair ishte paraparë që të mbahet nga data 15 deri 18 prill.
“Ju njoftojmë se për shkak të pandemisë COVID19, Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar ‘Prishtina 2020’, i paraparë të mbahet nga data 15-18 prill 2020, shtyhet deri në një kohë të pacaktuar. Për organizimin e ardhshëm të panairit do të ju njoftojmë me kohë pas çdo vendimi tjetër”, njofton OEK.