Shtyhet ndeshja ndërmjet Skocisë dhe Ukrainës

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e play-offit të Kupës së Botës ndërmjet Skocisë dhe Ukrainës, e paraparë të zhvillohej më 24 mars në Glasgou, është shtyrë.

FIFA ka rënë dakord pas një kërkesë që erdhi në javën e kaluar nga Federata e Futbollit të Ukrainës.

Fituesit e gjysmëfinales në “Hampden Park” do të përballen me Austrinë ose Uellsin për një vend në finalet e Kupës së Botës të nëntorit në Katar.

Futbolli i brendshëm ukrainas është ndalur që kur vendi u pushtua nga Rusia, më 24 shkurt.

Rusia është pezulluar nga i gjithë futbolli ndërkombëtar dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në play-off-in e planifikuar kundër Polonisë.

Të ngjashme