Ndeshja Burnley – Fulham e cila ishte paraparë të luhej nesër (3 janar) edhe zyrtarisht është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Kjo për shkak se te klubi londinez, rastet e reja me COVID-19 janë rritur kohëve të fundit.
Fulhami vazhdont të ketë probleme të tilla pasi që edhe ndeshja e xhiros së kaluar ndaj Tottenhamit ishte shtyrë në momentin e fundit.
Nga ana tjetër, Fulhami do ta hetojë një rast ku Alxsandar Mitroviq ishte parë me futbollistin e Crystal Palacet, Luka Milivojeviq më 31 dhjetor.
Kjo erdhi pas ndeshjes së shtyrë ndaj Tottenhamit, por veprimi i futbollistit serb nuk i ka pëlqyer Fulhamit.