Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 11:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky që do të mundëson shtyrjen e afatit për projektet e parealizuara, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se afati do të shtyhet deri në vitin 2026.

“Qëllimi i këtij amendamenti është shtyrja e afatit për dy vite për zbatimin e marrëveshjes në mënyrë të sigurohemi për zbatim të suksesshëm i atyre projekteve që janë duke hasur ne vonesa gjatë implementimit. Sipas njoftimi nga Zyra e BE, kjo është e nevojshme me qëllim të realizmit të suksesshëm të një projekti për ndërtimin e çerdheve si dhe për projekt restaurimin e rrugëve ‘Marlin Barleti’ dhe kinemanë ‘Lumbardhi’ në Prizren”, ka thënë ai.

Të ngjashme