Ndeshja e tretë miqësore e Barcelonës para fillimit të sezonit do të fillojë me një orë vonesë.
Ndeshja supozohej të niste në orën 18:00, por për shkak të trafikut të madh, do të nisë nga ora 19:00, transmeton Gazeta Express.
Ekipi i Barcelonës është larguar nga hoteli në kohën e caktuar, por komunikacioni i dendur ka bërë që ata të jenë me vonesë.
Sot ka qenë dita e fundit e parades së krenarisë në Stuttgart dhe autobusi i klubit katalonas ka ngecur në ato protesta që kanë vonuar arritjen në stadium.
Lajmërimi për shtyrjen e ndeshjes për një orë e ka bërë edhe klubi i Stuttgartit në rrjetet sociale.