Shtyhet për të premten raportimi i ministrit Murati në Komisionin për Buxhet

Prishtinë | 21 Shk 2024 | 11:33 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është shtyre raportimi i ministri të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur më realizimin e të hyrave për vitin 2023, raporton Ekonomia Online.

Shkak për këtë është bërë takimi i ekzekutivit me kryetarë të komunave.

Kryetari i Komisionit Armend Muja, tha se Ministria e Financave, ka njoftuar se Murati, nuk mund të marr sot pjesë, duke treguar edhe arsye, ndërsa raportimi i tij do të mbahet të premten.

Me këtë rast Komisioni ka miratuar draft planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2024.

Deputeti i PDK, Mergim Lushtaku, ka kërkuar  që në Komision të ketë një raport se si ka shkuar kompensimi i dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet.

“Nuk dihet saktë sa mjete janë ndarë për secilën ekonomi familjare dhe nuk e di sa ka transparencë në këtë pjesë. Kemi ankesa në këtë pjesë, sidomos nga komunat dhe disa ekonomi familjarë për dëmet. Kështu është mirë me pas një transparencë në këtë drejtim”, tha ai.

E deputeti i LDK-së Avdullah Hoti tha se për raportim do të duhet që të thirret Guvernatori i BQK-së.

“Kam dy kërkesa për raportim në muajin mars, ju kam shkruar edhe email BQK, kam informata e sakta, ka pas raportime në media për zgjedhjen e një zëvendës guvernator. Propozoj që bashkë edhe me problemin e rregullores së BQK-së ta ftojmë guvernatorin e BQK-së dhe bordin”, tha ai.

Të ngjashme