Në mungesë kuorumi është shtyer Komisioni hetimor Parlamentar për Ndriçimin e Rastit të Dëbimit të Gjashtë Shtetasve Turq, ku ishte paraparë të raportoj drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveqla, propozoi që ky raportim të shtyhet për datën 7 maj, por kjo nuk nuk u konfirmua nga drejtori i AKI-së Shpend Maxhuni.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Driton Semanaj, kërkoi që të jenë prezent edhe agjentë të huaj të AKI-së që kanë marr pjesë drejtpërdrejtë në operacion.
“Duhet tu jepni leje që të marrin pjesë edhe ata dy persona sepse ata janë persona kyç” përfundoi Selmanaj.