Shefi i Inteligjencës në Kosovës, Driton Gashi pritet që javën e ardhshme të raportojë para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala ka thënë se shefi i ri i këtij institucioni gjendet jashtë vendit, mirëpo i njëjti do të raportojë javën që vjen.
“Në këtë javë nuk mundet se nuk është në Kosovë. Në javën tjetër do të jetë gati që të raportojë para komisionit. Në përgjithësi në atë mbledhje do të diskutohet për situatën e sigurisë, për gjendjen të cilën e ka gjetur AKI-ja, pra kryesisht këto janë temat siguria, gjendja e AKI-së dhe plani i tij se çka do të bëjë”, ka thënë Shala për Indeksonline.
Ndryshe, në shkurt të këtij viti, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), Driton Gashin.