Me kërkesë të kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, është shtyrë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, raporton Ekonomia Online.
Seanca ishte thirrur nga vet kryetari i kryeqytetit, në të cilën parashihej të votohet rregullorja e re e NPL “Prishtina Parking” dhe çmimorja e re e faturimit për NPL “Pastrimi”.
Pas shtyrjes së seancës fillimisht për një orë, kryesuesi i Kuvendit komunal, Pëllumb Bajçinovci, lexoi kërkesën e kryetarit Rama, për anulimin e mbledhjes së jashtëzakonshme dhe përfshirjen e pikave të rendit të ditës në një seancë të rregullt.
“I nderuar kryesues i kryeqytetit sa po informuan nga kabineti në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa ka pasur disa sugjerime substanciale nga përfaqësues të grupeve të asamblistëve nga opozita, sigurisht që përveç opozitës kanë qenë edhe pjesa tjetër e pozitën në lidhje më përmbajtjen e disa draft rregullore të cilat janë në rendin e ditës së ditës se sotme, së seancës së jashtëzakonshme të parapare të mbahet sot, si kryetar i kryeqytetit dhe thirrës i kësaj seance iu kërkojë që e njëjta të anulohet dhe të gjitha pikat e agjendës të futën në mbledhjen e radhës, dhe të merren parasysh sugjerimet e marra në mbledhjen e KPF-së. Rrespekt Përparim Rama”.
Ndërkaq, nga opozita u deklaruan së kjo mbyllje arbitrare e seancës është në kundërshtim më procedurat derisa akuzuan LDK-PDK për vendosje të diktaturës.
Gëzim Sveçla, shef i Grupit të Asamblistëve të VV-së, tha se nuk ka ndonjë ndonjëherë që të mbyllet mbledhja ende pa filluar. Por sipas tij, kjo po ndodh për shkak se partnerët e koalicionit PDK e LDK nuk po mundet t’i ndajnë interesat dhe përgjegjësit.
“Partnerët e koalicionit nuk po mundën më i nda përgjegjësit dhe interesat e tyre, dhe kjo është arsyeja pse sot ende pa filluar seanca është mbyllë. Nuk ka ndodhë deri më tani që të anulohet një mbledhje akoma pa filluar, arsyeja është që në mes të PDK-LDK ka krisur çështja e kompetencave dhe interesave, këta nuk i kanë numrat dhe tani anuluan seancën”.
Gëzim Mehmeti, nga AKR-ja tha se pushteti dhe kryetari Rama po vendosin diktaturë në qeverisje, raporton EO.
“Mbledhja është thirrur prej ora 10:00 mbi një orë kemi pritur, kjo tregon për jo seriozitet nga ana e udhëheqjes në përgjithësi, për mua është shqetësuese që ka ndërhyrje nga kryetari, dhe mënyra sesi është anuluar kjo mbledhje tregon përqasjen diktaturale që mundohet kryetari dhe ekipi i tij ta instalojë në kuvendit komunal, unë e pash që përfaqësues e koalicionit vetëqeverisjes nuk i patën numrat dhe mënyrë të tillë pa asnjë arsyetim na u kumtua”.


