Kuvendi Komunal i komunës së Prishtinës e ka shtyrë seancën e rregullt për shkak të disa problemeve teknike pasi nuk bënin mikrofonat dhe sistemi i votimit, raporton Ekonomia Online. Pavarësisht që pozita u tentojë që seancën të vazhdojë në këtë formë, kjo u kundërshtua nga asamblistët e opozitës të cilët kërkuan që seanca të shtyhet derisa të rregullohet sistemi.
Asamblisti i AAK-së Bahri Gashi, tha se seanca nuk mund të vazhdoj nëse sistemi nuk funksionon dhe për këtë kërkoj që të shkohet nw një pauzë.
“S’ka kuptim kjo është hajgare. Kryesues shkojmë sepse në shekullin XXI hajgare nuk ka. Merre vendimi anuloni e kthemi pas një ore. Seanca nuk mundet me fillua nëse nuk bënë sistemi”, tha ai.
Për këtë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, tha se seanca shkon në pauzë deri në ora 13:00 dhe se sistemi elektronik në Komunë është prekur nga një virus ku sipas tij, edhe pas pauzës nuk dihet se sigurt se a mund të rregullohet problemi.
“Nëse marrim pauzë deri në ora 13:00, do të tentojmë të marrim një ekip tjetër që të sanohet. Nuk e kemi të sigurt edhe sanimin e problemit. A po vazhdojmë një pauzë deri në ora 13:00 edhe po tentojmë të sanojmë këtë problem”, tha ai.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së tetë të Kuvendit të Kryeqytetit;
2. Projekt-rregullorja për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës;
3. Projekt-rregullorja për menaxhimin e mbeturinave dhe Plani komunal i menaxhimit të mbeturinave 2023-2027;
4. Propozim-rregullorja për përcaktimin e procedurave dhe formave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës për më pak se një vit;
5. Propozim-rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës, 01-434/01-0094474/17; dt. 24.04.2017;
6. Propozim-vendimi për caktimin e shkallës tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024;
7. Propozim-vendimi për heqjen e taksës për vulën në transaksion;
8. Propozim-vendimi lidhur me Planin e integritetit në Kryeqytetin Prishtinë 2023-2026;
9. Propozim-vendimi lidhur me Planin lokal të veprimit për cilësinë e ajrit në komunën e Prishtinës 2023-2027;
11. Pyetje dhe përgjigje;
12. Të ndryshme.
10. Raport periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2022;