Është shtyrë për 9 tetor seanca ndaj të akuzuarve për sulm të terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, raporton Ekonomia Online.
Kjo seancë u shty pasi avokatët serbë u ankuan se nuk janë pajisur në kohë me shkresat e lëndës, dhe të akuzuarit nuk kanë mundur ta lexojnë aktakuzën.
Prokuroria në anën tjetër ka insistuar se i ka kryer të gjitha obligimet.
Gjykata Supreme pritet të vendosë nëse për 42 serbët e akuzuar që janë në arrati për Banjskën, mund të ketë gjykim në mungesë.
Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i rastit, Arben Hoti.
Sipas tij, ka interpretime të ndryshme ligjore për këtë temë, dhe Supremja duhet të marrë vendimin.
Avokati i familjes Bunjaku dhe Prokuroria kanë kërkuar gjykim në mungesë, kurse avokatët e kanë refuzuar.