Megjithëse në fillim të javës u duk se Sergio Ramos ishte vetëm pak ditë larg debutimit për Paris Saint-Germainin, paraqitja e tij e parë për klubin e ri duhet të presë edhe më shumë seç mendohej.
PSG-ja do të përballet me Angers në Ligue 1 të premten dhe duhej se skena ishte e gatshme për debutimin e Ramosit në futbollin francez, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, qendërmbrojtësi spanjoll ende nuk e ka bërë asnjë stërvitje të plotë me ekipin dhe nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Angers apo RB Leipzig në Ligën e Kampionëve të martën.
E përditshmja franceze Le Parisien raportoi të hënën se 35-vjeçari do të debuton për PSG-në kundër Angers të premten. Por të mërkurën, e njëjta gazetë shkroi se Ramosi megjithatë nuk do të jetë në gjendje të luajë për shkak të mungesës së ushtrimeve.
Ramosi është ende duke stërvitur i veçuar nga grupi dhe do t’i duhet edhe pak kohë për të qenë i gatshëm për lojë.
Ai iu bashkua PSG-së në verë si lojtar i lirë, pasi u largua nga Real Madridi me të cilin i kishte skaduar marrëveshja.