Tri marrëveshje ndërkombëtare janë shtyrë për një seancë tjetër. Kjo për shkak të mungesës së deputetëve në seancën e cila ka nisur në orën 11:00.
Opozita nuk ka votuar as për praninë në seancë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca në mungesë të vullnetit të opozitës për të votuar ka thënë se tri marrëveshjet e parapara ndërkombëtare të shtyhen për ndonjë seancë tjetër.
“Po e shoh që nuk ka atmosferë që të votohen dhe kërkoj nga Sekretaria e Kuvendit që pikën e 6, 7 dhe 8, të tria marrëveshjet ndërkombëtare të barten kurdo që ka mundësi Kuvendi t’i trajtojë në ndonjë seancë të ardhshme”, ka thënë Konjufca.