Vizita zyrtare e ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, e paraparë për sot në Suedi, është shtyrë për një datë tjetër si pasojë e kushteve të papërshtatshme atmosferike.
Siç bën të ditur zyra e kryediplomatit kosovar, kjo vizitë ku ishin paraparë takime të Pacollit me homologen e tij suedeze, Margot Wallström, me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin dhe takime të tjera me Parlamentarë, do të zhvillohet në një datë tjetër.
Vizita në Suedi e shefit të diplomacisë kosovare ishte planifikuar të zhvillohej në kuadër të turneut diplomatik të tij në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.