Edhe pse në sallë ishin 76 deputetë, vetëm 54 prej tyre kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Si rezultat i kësaj, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, tha se votimi i këtij projektligji shtyhet për seancën tjetër.
Prej 54 deputetëve që votuan, 36 ishin për, 18 kundër dhe asnjë abstenim, raporton Ekonomia Online.
Para se të hidhet në votim, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kërkoi që deputetët ta përkrahin këtë projektligj.
“Shpresoj që do të kalojë në parim dhe e kemi që në shqyrtim të dytë të diskutojmë secilën çështje veç e veç”.