Presidentja Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen e 42’të. Atë e ka uruar bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Ai ka thënë se Osmani është shtylla e familjes, derisa ka publikuar një foto ku shihet presidentja me vajzat duke fryrë qirinjtë e tortës së ditëlindjes dhe ky mbrapa tyre.
“Gezuar ditelindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. Të duam shumë!, ka shkruar Sadriu.