Sipas një komunikate të “Telnorit” thuhet se ka nisur largimi i 10 stacioneve bazë të këtyre kompanive, nga të cilat dy shtylla do t’i dhurohen Leposaviqit dhe Mitrovicës Veriore, ndërkohë që në marrëveshje me MTS-në telefonia do të vazhdojë pa ndryshim të kushteve. Të hënën në veri të Mitrovicës kanë funksionuar operatorët ilegalë “064” dhe “065”.
Pas 18 vjetësh, përkatësisht pas 10 vjetësh, dy operatorët serbë të telefonisë mobile “Telenor” dhe “Vip mobile”, të cilët kanë operuar ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës e kanë ndërprerë imitimin e sinjaleve të tyre sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit për telekomunikacionin.
“Telenor” i Serbisë ka njoftuar se nga 1 maji do të fillojë imitimi i sinjalit të telefonisë mobile “MTS” pa asnjë ndryshim, ndërsa nis largimi i 10 stacioneve bazë të telefonisë mobile “Telenor” dhe “Vip mobile”, të vendosur në gjithë territorin e Kosovës, respektivisht në mjediset me shumicë serbe.
Nëpërmes një komunikate “Telenor” ka shpjeguar se dy operatorët mobilë kanë ndërprerë imitimin e sinjaleve telefonike në pajtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel për telekomunikacionin.(Zeri)