Pas ndarjes nga jeta e aktorit të famshëm, Matthew Perry, të gjithë kanë qenë kuriozë të dinë se çfarë do të ndodhë me trashëgiminë e tij.
Mediat e huaja shkruajnë se familja e të ndjerit është duke planifikuar që pasurinë e Perryt ta ndajë për njerëzit në nevojë.
Në një njoftim thuhet se familjarët dëshirojnë që të nderojnë trashëgiminë e Matthew.
“Potenciali që ka Fondacioni Matthew Perry për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet është diçka për të cilën jemi krenarë”, theksohet në deklaratën e familjes së aktorit të ndjerë.