Shuhet Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, krijohet Ministri e re

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit shuhet përfundimisht, pasi Kuvendi i Maqedonisë Veriore miratoi dy ligjet të cilat formojnë Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i dha dritë jeshile formimit të Ministrisë së re, raporton Alsat M.

Ndonëse pritej të votonte edhe deputeti Amdi Bajram, ky i fundit u pa në sallë pasi filloi votimi.

Ndryshe, gjatë seancës, Kuvendi nuk kishte kuorum dhe për këtë arsye, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi shtyu votimin për në fund të seancës.

Të ngjashme