Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-komandantin e UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Bujën.
Përmes një njoftimi, Buja ka bërë të ditur se intervistimi i tij do të bëhet me 17 korrik të këtij viti.
Buja e ka thënë se ‘kjo gjykatë është politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën’.
“Ju njoftoj se kam marrë ftese nga dhomat e specializuara, prokuroria e specializuar për t’u paraqitur në Hagë, me 17.010.2019. Pavarësisht qëndrimit tim se kjo gjykatë është politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën, do t’i përgjigjem kësaj ftese”, ka thënë Buja
Kujtojmë, se deri tash shumë komandantë të tjerë, pjestarë të UÇK-së kanë marr ftesa dhe janë intervistuar nga Gjykata Speciale.