Shumë bashkatdhetarë kanë ardhur, “po lëvizin nëpër qytet, por po monitorohen”

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 00:22 | Nga Ekonomia Online

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Berani, ka konfirmuar se ende nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus në Mitrovicë.

Por, ajo ka kërkuar kujdes nga qytetarët, duke thënë se ka shumë mërgimtarë që kanë ardhur nga vendet evropiane.

Ajo thotë se ata po lëvizin nëpër qytet, mirëpo shton se ata janë evidentuar dhe po monitorohen.

Publikimi i plotë:

Ndjej obligim, të dashur qytetar, të ju njoftoj se në MITROVICË ende nuk kemi të konfirmuar ndonjë rast me COVID-19.

Gjithësesi, ju njoftoj se kemi shumë bashkëatdhetar të cilët kanë ardhur nga shtetet evropiane në qytetin tonë. Ne i kemi evidentuar dhe jemi duke i monitoruar, mirëpo ata edhe mund të lëvizin nëpër qytet.

JU LUTEMI, QËNDRONI NË SHTËPI. Ditët në vazhdim do të jenë ditët më kritike në përhapjen e këtij virusi, andaj luteni t’i përfillni këto rekomandime.

Të ngjashme