Femrat duhet të paralajmërohen për sëmundjen e implantit të gjirit.
Femrat që kanë bërë implante të gjinjëve duhet të paralajmërohen për mundësinë e dhimbjeve kronike dhe lodhjen ekstreme ka thënë Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastikë.
Mijëra femra në forume online kanë thënë që ato kanë vuajtur nga sëmundja e imlpanteve të gjinjëve (BII), shkruan Daily Mail.
Aktualisht sëmundja e implantit të gjinjëve nuk është zyrtarizuar ende mirëpo disa gra që besojnë se e kanë pasur kanë thënë që ato janë ndjerë mirë vetëm atëherë kur i kanë larguar implantet.
Megjithatë deri më tani janë kryer milion operacione të implantit të gjinjëve në Britani të Madhe dhe kirurgët theksojnë që shumica e pacienteve janë të kënaqura me rezultate.
Po ashtu një numëri i konsiderueshëm grash thonë që ato nuk kanë qenë të paralajmëruara për komplikimet që mund të kalojnë pas implantit të gjinjëve.