Ndonëse ishin të pranishëm më shumë se 63 deputetë në seancën e sotme, shumë prej tyre nuk kanë marrë pjesë në votim, duke pamundësuar kalimin e shumë Projektligje të parapara të votohen në seancën e sotme, raporton Ekonomia Online.
Projektligji nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore, Projektligji nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate, Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, ishin disa prej Projektligjeve që nuk u votuan fare në seancë.