Erërat e shpejta dhe vetëtima kanë shkatërruar disa fshatra, kanë rrëzuar muret dhe kanë plagosur disa persona.
Një zëdhënës për rajonin Uttar Pradesh, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se numri i të vdekurve nga stuhitë ka qenë më i larti në 20 vjetët e fundit.
Zyrtarët kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet në ditët në vijim.
Departamenti Meteorologjik i Indisë ka thënë se stuhi të tjera pritet të përshkojnë këtë territor gjatë vikendit.
“Njërëzit duhet të lajmërohen”, ka thënë ky zëdhënës për AFP.
Në dy rajonet, Uttar Pradesh dhe Rajasthan, stuhia ka shkaktuar prishje të energjisë elektrike, ka shkulur drunjtë dhe ka shkatërruar shtëpitë.
Kryeministri indian, Narendra Modi ka thënë përmes një postimi në Twitter se ai është tejet i mërzitur nga humbja e jetëve të qindra personave.