Në një raport të Kombeve të Bashkuara thuhet se më shumë se 8000 fëmijë janë vrarë dhe lënduar në konfliktet e armatosura në të gjithë botën, vetëm në vitin e kaluar.
Antonio Guterre, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i ka quajtur këto vrasje “të papranueshme”.
Kombet e Bashkuara kanë thënë në deklaratë se 3.512 fëmijë në Afganistan janë vrarë në vitin 2016, në Siri numri i tyre arrin në më shumë se 1000, ndërsa edhe në Jemen numërohen më shumë se 1300 fëmijë të vrarë.
Të gjeturat e raportit bëjnë të ditur se qindra fëmijë ishin viktima të dhunës seksuale, sulme të shënjesturara në shkolla , apo të rekrutuar si ushtarë.
Raporti po ashtu ka përpiluar një listë “të zezë” me emrat e organizatave përgjegjëse për abuzimet, përfshirë grupe të vendosura në Afganistan, Republikën e Afrikës Qendrore, Republiken Demokratike të Kongos, Irak, Mali, Mianmar, Solami, Sudan dhe vende të tjera.