Ipko ka njoftuar të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile se do të informojnë me kohë kur kodet ekzistuese +386 dhe +381 do të shuhen plotësisht.
Më tutje, Ipko ka kërkuar nga përdoruesit që përdoruesit të informojnë partnerët dhe klientët ndërkombëtar për këtë ndryshim.
Më poshtë gjeni të plotë njoftimin e Ipkos:
Siç jeni në dijeni, kemi filluar me implementimin e kodit të ri telefonik të shtetit +383.
Së shpejti, kodi ekzistues i telefonisë mobile +386, dhe i telefonisë fikse +381, nuk do të funksionojnë.
Ne do t’ju informojmë me kohë për datat e sakta se kur +386 dhe +381 do të shuhen plotësisht. Ndërkohë,
përderisa të dy numrat janë ende në funksion, ju lutem që t’i informoni partnerët dhe klientët ndërkombëtarë
për këtë ndryshim të rëndësishëm, për të siguruar një tranzicion të lehtë në operacionet e biznesit tuaj.
Nëse kërkohet ndonjë informacion shtesë ose sqarim, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.