Shumica e votuesve shqiptarë po i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi, duke votuar më shumë vetëm në ato parlamentare.
Klan Kosova ka shkrepur fotografi nga vendvotimet në Bujanovc dhe Tërrnoc, ku vërehet se ka më shumë vota të hedhura në kutinë për zgjedhje parlamentare, sesa në atë për president.
Sasi e njëjtë e votave të hedhura është parë edhe në qendrat e tjera të votimit, ku të drejtë vote kanë shqiptarët.
Serbia sot po i mban në të njëjtën kohë edhe zgjedhjet presidenciale, edhe ato parlamentare.