(Poezi nga Kujtim Paçaku)
Merre një grusht dhimbje
Shto ca pika loti
E pak pluhur rrugësh të pasosura
Pak aromë stinësh të harruara
Në fund i shton erëza djegëse dashurie
Dhe i hedh ca yje përsipër
Dhe e le të piqet
Të piqet në zjarr të shpirtit
deri në agim…