Galaxy S8, smartphone me të cilin Samsung do të na bëjë të harrojmë Galaxy Note7, do të ketë dimensione bujare dhe linja të lakuara. Të paktën për këtë flasin thashethemet që qarkullojnë prej javësh dhe që një dizajner ka provuar të bëjë një përmbledhje.
Pamjet e publikuara në Instagram nga DesignWoOS tregojnë pamjen e mundshme të S8, prezantimi i të cilit do të bëhet më 29 mars, dhe në prill del në treg. Në rafte duhet të vijë Galaxy S8 me një ekran 5.8 polsh dhe një version plus me 6.2 polsh, të dy me ekran të lakuar dhe këndet si Note7.
Shfaqet kamera kryesore më pak e dalë, lexuesi i gjrumëve dixhitale në pjesën e pasme të pajisjes. Në anën e përparme vihet re mungesa e butonit “Home”, një e re kjo për pajisjen. Megjithatë nuk mungon vendi i kufjeve, që Apple e ka hequr që nga iPhone7.
Mes karakteristikave që pritet, spikasin asistentët vokalë Bixby dhe Kestra, më zë mashkullor dhe femëror, funksioni i kërkimit viziv në kamerën e pasme dhe Samsung DeX, pra mundësia për të lidhur smartphone me një monitor me tastierë dhe mouse, një mënyrë analoge kjo e Continuum të Microsoft.