Krerët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë javën e ardhshme planin e Komisionit Evropian për shpërndarjen e fondit prej €750 miliardë, për ringritjen e ekonomisë në Evropë.
Ky fond ka për qëllim vetëm mbështetjen e vendeve për përballimin e krizës së koronavirusit.
Paketa prej €750 miliardë do të ndahet në €70 miliardë për inovacion dhe dixhitalizim. €45 miliardë për infastrukturë dhe mjedis, €15,5 miliardë për fqinjësinë dhe botën, € 7,7 miliardë për shëndetësinë dhe €2 miliardë për njësinë e mbrojtjes civile.
Italia është vendi që do të përfitojë më shumë para si në formën e granteve dhe në formën e kredive me interes të ulët. Përkatësisht €81.8 miliardë në grante dhe €90 miliardë në kredi.
Spanja renditet vendi i dytë pas Italisë me €77 miliardë në grante dhe €63 miliardë në kredi.
Franca dhe Gjermania do të përfitojnë vetëm grante. Përkatësisht €39 miliardë dhe €29 miliardë.
Vendet që do të përfitojnë shuma të konsiderueshme janë edhe Greqia, Polonia, Portugalia, Rumania
Vende si Austria, Hollanda, dhe Finlanda e kundërshtuan shpërnddarjen e parave në formë granti, ndërsa disa vende të tjera evropian vunë në diskutim metodologjinë e ndarjes së parave nga Komisioni Evropian./exit.al