Mosha 40-vjeçare është e mrekullueshme. Jeni të mençur, të sofistikuar dhe nuk shqetësoheni më për gjërat e vogla. Nëse keni fëmijë, ato janë mjaft të rritur që ju të mund të shijoni vetveten dhe nëse nuk e keni kaluar këtë fazë, ju do të jeni një prind për herë të parë që keni kaluar shumë gjëra në jetën tuaj. Por me këtë moshë vijnë edhe disa ndryshime në shëndetin dhe trupin tuaj, për të cilat ju nuk mund të jeni gati.
Ne kemi mbledhur disa këshilla diete që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar dhe madje edhe të parandaluar disa nga ndryshimet shëndetësore që mund të vijnë pasi ju të hyni në moshën 40 vjeçare.
Metabolizmi është një proces i çdo reagimi kimik në trup. Ka disa arsye pse disa njerëz kanë një metabolizëm të ngadaltë dhe për fat të keq, mosha është një nga fajtorët kryesorë.
Por mos u shqetësoni, ka disa mënyra për të rritur metabolizmin tuaj dhe ngrënia është çelësi. Sigurohuni të hani shpesh dhe të mos i anahkaloni kurrë vaktet. Për të marrë rezultate edhe më të mira, shtoni më shumë proteina në dietën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të mbani masën e muskujve dhe të mos hani më tepër se sa duhet.
Ekzistojnë 2 lloje kryesore të drithërave: të plota dhe të rafinuara. Gjejeni se cili lloj është më i miri për ju? Të plotat, sigurisht. Sepse drithi është ose i pranishëm në formën e tij origjinale ose është përdorur pa hequr ndonjë pjesë të farës.
Kokrra e plotë është një burim i madh i vitaminës B, kaliumit, magnezit dhe fibrave, që ndihmon me tretjen tuaj dhe zvogëlon rrezikun e problemeve të zemrës, obezitetit dhe diabetit.
Fakt: bajamet konsiderohen si fruta. Një frut që është i lartë në yndyrë, i ulët në karbohidrate dhe ka një numër të madh ushqyesve. Bajamet janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë qelizat, ato mund të ulin nivelet e këqija të kolesterolit dhe ato mund të ndihmojnë me diabetin e tipit II.
Ato gjithashtu konsiderohen të jenë shumë të mira për zemrën tuaj. Por kini kujdes sepse ju duhet vetëm pak për të marrë të gjitha të mirat prej tyre.
Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe vitaminës B9. Ushqimi i thjerrëzave mund t’ju ndihmojë të ulni nivelet e kolesterolit të keq dhe të ulni rrezikun për problemet e zemrës, diabetin dhe obezitetin.
Një mineral i quajtur selen, që nuk është i pranishëm në shumicën e ushqimeve, gjendet tek thjerrëzat. Ai ndihmon në luftën kundër kancerit, problemet me kujtesen të njerëzve të moshuar dhe mund të përmirësojë edhe astmën kronike.
Deri tani tashmë e dimë rëndësinë e të pasurit zorrë të shëndetshme. Produkte si kefiri dhe kosi përmbajnë probiotikë që ndihmojnë për të qenë të shëndetshëm. Marrja e disa prej këtyre produkteve çdo ditë ose marrja e një shtojce është veçanërisht e dobishme për gratë mbi 40 vjeç, të cilat po përjetojnë simptoma premenopauzale.
Peshku është një burim i shkëlqyeshëm i yndyrave të pasura me omega-3 dhe vitaminë D, që cila jo vetëm ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, llojeve të caktuara të kancerit, diabetit dhe presionit të lartë të gjakut, por gjithashtu ndihmon në depresionin, ADHD dhe madje skizofreninë.
Gjithashtu ndihmon për të lehtësuar disa simptoma të menopauzës. Shërbimi i sugjeruar është një deri në 3 herë në javë. Sipas AHA, zgjedhjet më të shëndetshme janë salmoni, harenga, trofta e liqenit ose sardele. Nëse nuk jeni tifoz i peshkut, gjithmonë mund të bisedoni me mjekun tuaj për të marrë një shtesë të vajit të peshkut.
Kokrrat jeshile të kafes janë kokrra kafeje që nuk janë pjekur, për shkak të kësaj ato kanë më shumë lëndë ushqyese. Ky lloj i kafesë ka një sasi të lartë të antioksidantëve që mund të ndihmojnë në luftën kundër plakjes.
Është veçanërisht mirë ta provoni tani, ndërsa mund të jeni duke treguar shenjat e para të plakjes. Të gjithë duam të përpiqemi të qëndrojmë të rinj sa më gjatë që është e mundur, prandaj pse jo?
Sipas një studimi të Universitetit të Pensilvanisë, koha e ushqyerjes tuaj luan një rol kyç në shëndetin tuaj dhe shtimin e peshës. Njerëzit që hanë më vonë gjatë ditës (darkë deri në orën 23) kanë tendencë të fitojnë më shumë peshë dhe kanë nivele më të larta të insulinës dhe kolesterolit sesa ata që kanë ngrënë nga ora 8 deri në 7.
Ushqimi mund të shkaktojë edhe disa sëmundje kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Ju gjithashtu mund të zbuloni se keni më shumë energji nëse hani herët gjatë ditës.
Pothuajse çdo qelizë në trupin e njeriut përdor kalcium në një farë mënyre. Dhe kur moshohemi, ne absorbojmë gjithnjë e më pak kalcium nga ushqimi ndhe kjo bën që trupi ynë ta marrë këtë kalcium nga kockat tona.
Për të parandaluar mungesën e kalciumit, dieta juaj duhet të përmbajë produkte qumështi, fara, salmon të konservuar dhe sardele, fasule dhe bajame. Ka më shumë se vetëm produkte të qumështit që përmbajnë sasi të larta të kalciumit, që është një lajm i madh për ata që janë intolerantë ndaj laktozës.
Shumë fruta dhe perime përmbajnë antioksidantë, por jo shumë prej tyre përmbajnë antioksidant anthocyanin, i cili në thelb është një pigment që u jep disa frutave dhe perimeve ngjyrën e tyre të ndritshme.
Hulumtimet e mëparshme kanë provuar se ushqimi me një përqendrim të lartë të anthocyanine, si boronica, panxhari, lakra e kuqe, ose qershia, mund të përmirësojnë demencën dhe gjendjen e sistemit kardiovaskular tek gratë.
Kush nuk dëshiron të duket më së miri në 40-tat e tyre? Na tregoni sekretet tuaja të dietës që ju ndihmojnë të qëndroni të rinj dhe të shëndetshëm!