Si duhet të vlerësohet performanca e mësimdhënësve

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

SBASHK vlerëson se mësimdhënësit nuk duhet të vlerësohen përmes testimit, kërkojnë të shtohen kapacitetet e inspektorëve

Me të ardhur në krye të ministrisë së arsimit, Arbërie Nagavci ka përmendur ndryshime në procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.

Madje duke thënë se ky vlerësim duhet të japë rezultate reale, në një intervistë ka përmendur që është diskutuar edhe testimi i stafit të mësimdhënësve.

Mirëpo një opsion i tillë sipas kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt as që duhet të diskutohet.

Sipas Jasharajt mënyra më e përshtatshme për të vlerësuar mësimdhënësit, është përmes inspektorëve.

Ndërsa Rinor Qehaja nga Instituti Edguard ka thënë se deri më tani ka munguar një vlerësim i duhur i performancës.

Ndërsa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë thënë që janë në finalizim të programit dhe se vlerësimi i performacës duhet të jetë i mirë planifikuar dhe organizuar.

Të ngjashme