Ndarja e udhëheqjes se institucioneve do të duhej të udhëhiqej nga dy parime:
- objektivat e programit per bashkeqeverisje ku ministrite kane qartesisht te percaktuar detyrat qe do te realizojne; dhe
- kontrollit te ndersjelle te pushtetit per te parandaluar koncentrimin e fuqise politike dhe buxhetore tek njera parti politike.
Nese keto parime jane te pranueshme, LVV dhe LDK duhet te jene kreative ne gjetjen e formules se ndarjes se pergjegjesive institucionale.
Nje opsion mund te jete:
- Kuvendi i Kosoves – ndarja dhe kontrolli i pushtetit perfshin ndarjen e pergjegjesive qe lidhen me ate se kush e cakton agjendene e seances plenare dhe komisioneve parlamentare. Ne kete pike, pozitat kyce jane Kryetari, Kryesia e Kuvendit dhe udheheqja e komisioneve parlamentare. Me konkretisht:
1.1 Kryetari/rja nominohet nga LVV nje deputet/e e LDK
LDK nominon nje deputet/e nga LVV si anetare te saj te Kryesise. Ne kete menyre ne Kryesi do te jene: Kryetari/rja (LDK), 2 nenkryetar nga LVV, 1 nenkryetar nga PDK dhe 2 nenkryetar nga partite minoritare.
1.2 Pasi qe ndarja e mesiperme nuk siguron perfaqesim te grupeve parlamentare nga opozita, koalicioni LVV dhe LDK duhet te miratojne formimin e Konferences se Kryetareve (propozim qe nga viti 2011) qe ajo te jete e perfshire ne caktimin e agjendes se Kuvendit.
1.3 Kryetaret e komisioneve parlamentare qe udhehiqen nga partite ne pushtet duhet te ndahen ashtu qe ministria qe udhehiqet nga njera parti te mbikeqyret nga komisioni parlamentar qe udhehiqet nga partia tjeter. Ky propozim mund te realizohet ne mase te caktuar, pasi qe jo gjitha komisionet udhehiqen nga partite ne pushtet.
1.4 Nese koalicioni LVV dhe LDK jane per ndryshime rrenjesore ne funksionimin e Kuvendit ne rolin e tij mbikeqyres, atehere mund te konsiderojne opsionin qe te gjitha komisionet parlamentare te udhehiqen nga partite opozitare (pervec atij per drejtat e komuniteteve dhe kthim). - Qeveria e Kosoves – ndarja dhe kontrolli i pushtetit perfshin ndarjen e pergjegjesive qe lidhen me caktimin e agjendes se punes se Qeverise dhe koncentrimin e pushtetit politik dhe buxhetor. Kjo nenkupton ndarjen e pergjegjesive sipas modelit qe ministri dhe zevendes ministri jane nga parti te ndryshme, si dhe menyra e ndarjes se ministrive perkatese:
2.1 Kryeministri – LVV
2.2 Zv Kryeministri – LDK
2.3 MPJ – LDK
2.4 Partia qe merr Ministrine e Financave, nuk duhet te udheheq me Ministrine e Puneve te Brendshme (qe perfshin MAP dhe MAPL)
2.5 Partia qe merr Ministrine e Brendshme nuk duhet te udheheq me Ministrine e Drejtesise
2.6 Partia qe udheheq me Ministrine kyce te sektorit te zhvillimit ekonomik nuk duhet e udheheq me Ministrine e Infrastruktures
2.7 Partia qe udheheq me Ministrine e Arsimit nuk duhet te udheheq me Ministrine e Puneve te Brendshme (plus MAP dhe MAPL)
2.8 Partia qe udheheq Ministrine e Shendetesise nuk duhet te udheheq me Ministrine e Arsimit
2.9 Ministria e Kultures – LDK
2.10. Ministria e Bujqesise – LVV - Presidenti – partite duhet te percaktohen per kriteret dhe profilin dhe emrin e pervecem te kandidatit te mundeshm te perbashket per President. Eshte e qarte qe LVV dhe LDK do te duhet te negociojne me partite opozitare per zgjedhjen e Presidentit. Menyra e vetme per ti bindur ato eshte qe nga momenti i formimit te qeverise deri ne fillim te vitit 2021 te realizojne reforma te suksesshme ne menyre qe partite opozitare mos te jene te joshura te shkojne ne zgjedhje te parakohshme duke e bllokuar zgjedhjen e Presidentit.