Amarda Toska u bë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” në vitin 2004.
Në emisionin “Ëndërrtjerrësit” janë publikuar momentet e patransmetuara të 18 viteve më parë, kur moderatorja zhvillonte audicionet për t’u përzgjedhur prezantuese e spektaklit.
Për shumë vite me radhë, ajo moderoi krah aktorit Agron Llakaj.
(Foto: Screenshot/YouTube/Top Channel)
Megjithatë, Amarda rrëfen se mundësia që iu dha e që i ndryshoi karrierën nisi krejt papritur.
“Ardhja ime në ‘Portokalli’ nuk ka qenë e menduar dhe e kërkuar nga unë. Kanë qenë njerëz të tjerë, që më identifikuan kur isha balerinë në TV Klan”.
(Foto: Screenshot/YouTube/Top Channel)
“Ishte përgjegjësi e madhe, atëherë ‘Portokallia’ ishte në kulmin e vet, dilte të dielave në darkë dhe në lokale të gjithë atë shikonin”, ka thënë ajo.
Edhe pse kanë kaluar 18 vite, siç duket nga pamjet, Ami është po aq simpatike dhe elegante.
(Foto: Instagram/amardatoska)