Jennifer Aniston mund të jetë një prej yjeve që shkëlqeu në SAG Awards, por arritja e saj deri në tepihun e kuq nuk ishte edhe aq e lehtë.
Aktorja e “Morning Show”, 50-vjeçe, kishte veshur një fustan Dior të John Galliano në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të dielën, ndërsa i la shumë pak vend imagjinatës me dukjen e saj.
Por, në mënyrë që ky fustan delikat të mos rrudhej para se ajo të arrinte në tapetin e kuq, Aniston u detyrua që të shtrihej në ulëset e prapme të veturës së saj.
“Pa rrudha… më e vështirë se sa duket”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos së publikuar në Instagram, ku shihet në një pozitë jo të rehatshme derisa po udhëtonte në ceremoninë e çmimeve.
Në imazhin tjetër të ndarë me ndjekësit, Jennifer zbuloi çmimin që e ka fituar të cilën e kishte vendosur në qoshen e vaskës së saj. duke shkruar, “Diku midis këtyre dy fotove, bashkëmoshatarët e mi më dhanë një dhuratë që nuk do ta harroj kurrë”.
Shumë të famshëm e uruan Anistonin për çmimin e saj për ‘Performancën e shkëlqyeshme nga një Aktore Femër në një seri Drama’, duke përfshirë bashkëpunëtoret e saj në “Friends”, Courteney Cox, Rita Wilson, Drew Barrymore dhe shumë më tepër.
Pasi pranoi statujën e saj, aktorja u pa shumë e lumtur teksa u ribashkua në prapaskenë edhe me ish-bashkëshortin e saj, aktorin Brad Pitt, transmeton telegraf.