Diva e njohur e Hollivudit ka pasur plan të veçantë ditor të ushqimit me ndihmën e të cilit ka mbajtur formën e mirë. Ja se çfarë ka pasur në menynë e saj…
Joshësja e njohur Marilyn Monroe ka pasur regjim të veçantë të ushqimit. Mbase pikërisht aty ka qenë sekreti i dukjes perfekt të saj? Në një intervistë për një revistë amerikane, më 1952, kjo bukuroshe e njohur ka zbuluar se si para dushit dhe përgatitjes për ditën e saj të punës pi pijen “magjike”.
“Mënyrën me të cilën ushqehem shumica e quajnë bizare, mirëpo unë mendoj se e kanë gabim. Ja se çfarë ha për kafjall dhe darkë. Para se të bëj dush, pi një filxhan qumësht të ngrohtë me dy vezë të tundura dhe e pi këtë derisa bëhem gati për punë.
Nganjëherë marrë edhe tableta vitaminoze bashkë me këtë pije. Për darkë praktikoj kotëletë qengji të cilën e pjek në furrë shporeti. Bashkë me mishin si shtojcë ha edhe karotë të cilën e adhuroj”, ka sqaruar Marylin, e cila ka shtuar që ka qenë shumë e kënaqur me ushqimin e vet.
Shumica thonë që kjo mënyrë e ushqimit të rikujton dietën vjetër, cila është jashtëzakonisht e popullarizuar dhe dietë e përhapur në tërë botën.