(Foreign Policy) – Pasqyra më e qartë që më është krijuar për Vladimir Putinin ka qenë ajo e rrëfyer nga miku i babait tim.
Ai ishte një disident sovjetik. Si një njeri që kishte nderim të madh për frymën demokratike perëndimore në Leningradin në vitet gjashtëdhjetë, ai kishte përjetuar në lëkurën e vet praktikat e agjentëve të KGB-së, ish-Shërbimit Sekret Sovjetik, i njohur për taktikat e tij të frikshme. Ishte e njëjta organizatë në të cilën kishte kaluar vitet e tij formësuese presidenti i tanishëm rus, Vladimir Putin. Ishte në kohën e rinisë së tij, para se të futej në politikë dhe të shtronte rrugën drejt presidencës së tij të fuqishme.
E kaluara në KGB e liderit aktual tregon se ai gjithnjë funksionon me mendësinë e spiunit, do të më deklaronte një ditë prej ditësh miku i babait.
Ai thoshte se Putini asnjëherë nuk mund të mbërthehet, por mund të thyhet.