Sot besimtarët e fesë myslimane festojnë Fiter Bajrami.
Kjo festë përçon mesazhin e paqes, solidaritetit dhe begatisë në familje dhe mes njerëzve.
Mirëpo, si u festua Bajrami në vitet e 90-ta?
Në disa pamje të publikuara, mund të shihni se si është festuar Bajrami në vitin 1992, data 4 prill në Podujevë.
Siç shihet në këto pamje shumë qytetarë falin bajramin dhe urojnë njëri tjetrin.