Si festohet në kullën e Isa Boletinit festa e flamurit? Flet stërnipi i tij

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se në kullën e Isa Boletinit në Kosovë po festohet sot 110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

“Po festojmë sot me shumë përkushtim, me shumë pritje. Kemi pasur shumë vizita nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut. Pastaj presim shumë vizitorë. Presim shumë qytetarë edhe nga fusha politike dhe do festojëm sot gjithë ditën”, u shpreh ai.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, u ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914.

Akti më i rëndësishëm juridik që nxori qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Ismail Qemali u dëshmua si njeriu qe vuri themelet e shtetit mbi vlera perëndimore.

Të ngjashme