Me përfundimin e vitit 2025, qytetarë të Kosovës kanë ndarë mendimet e tyre rreth zhvillimeve politike dhe kanë shprehur pritjet për vitin 2026, raporton Ekonomia Online.
Shumica vlerësojnë se zgjedhjet kanë qenë fitore për gjithë popullin dhe shpresojnë në formimin e shpejtë të institucioneve, funksionimin normal të shtetit dhe mungesën e bllokadave politike.
Qytetari që nuk deshi të prononcohet me emër vlerëson se zgjedhjet kanë qenë fitore për gjithë popullin e Kosovës dhe shpreh bindjen se vendi do të ecë vetëm përpara, pa kthim mbrapa.
“Prej këtyre votimeve që janë bërë tani ka fituar i gjithë populli i Kosovës, jo vetëm Albin Kurti po i gjithë populli i Kosovës, harta e Kosovës, toka e Kosovës. jemi të lumtur dhe do të shkojmë vetëm përpara, jo një hap mbrapa por tre katër përpara. Ska cka me u përmirësuar, mbrapa nuk ka lënë asgjë, të gjithë përmirësimet janë përpara, kurrë më mirë nuk ka qenë. Albin Kurti e ka fituar me laps me tru, me dijeni, Skenderbu ka luftuar Albini me laps, për të gjithë popullin shqiptar nuk dallon kush jeton në hartën e Kosovës e kanë njëjtë. Ai është më i ngrituri, më i larti në karrierën e tij.”, ka thënë ai.
Ndërsa qytetari Naim Bunjaku kërkon formimin e shpejtë të institucioneve dhe bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës.
Ai e cilëson vitin 2025 si të humbur dhe shpreson që 2026 të jetë vit i madh për shqiptarët.
“Presim që qeveria e cila ka qenë ka fituar sa më shpejt të formohet institucionet edhe me filluar funksionimi i shtetit me përfituar qytetari i Kosovës, uroj që të mos ketë bllokada sic ka pasur këtë vit, uroj që sa më shpejt të shoh pozitë dhe opozitë të bashkëpunojnë, nuk kanë nevojë të duhen dhe të përqafen por së paku për gjëra madhore shtetrore të jenë të njëjtën mendimi dhe të ecim tutje, sepse Kosova ka potencial të madh. Absolutisht është vit i humbur si shtet, kur shteti dhe politika kanë probleme sikur ka pasur fatkeqsisht ne jemi fëmijë i vogël dhe fëmija merret me politikë mos të flasim për të rriturit, ka qenë një vit jo i mirë. Kam shpresa që ky vit të jetë vit i shekullit të shqiptarëve, urime gëzuar ju dua shumë”, deklaroi ai.
Ndërsa qytetarja Nexhmije Sejdiu shprehu shpresë që vitet në vazhdim të jenë më të mira dhe uron për më shumë mirësi dhe qetësi.
“Shpresojmë të bëhet mirë, dashtë zoti e më mirë të bëhet se sic qikjo mos të harrohet, shpresojmë të mos na bjen me harru. Urime kalofshi mirë”, potencoi Sejdiu.
Ilir Binaka Thekson se shpresa ekziston ende dhe kërkon që të zgjedhurit të punojnë pa inate e bllokada. Pret fokus në ide, programe dhe zhvillim ekonomik në vitin 2026.
“Shpresa ekziston ajo vdes e fundit, dhe ka mbetur dhashtë zoti të mbushen mend për këta që i kemi votuar të mos punojnë me inati dhe bllokada dhe atëherë edhe populli me reflektuar, ka kaluar koha e vjetër mbas atij që ka merita por të shkojmë tek ai që ka ide programe dhe vizion për zhvillimin e Kosovës për përparimin për ekonominë më të ndritshme, presporitet për rininë. Ka qenë vit i humbur shumë kemi humbur në vitin 2025 është dicka e pakuptueshme një legjislacion me shku me inate. Të gjithë kanë faj shprsoj që tani këta që janë zgjedhur të reflektojnë”, theksoi Binaka.
Për fund, Izet Zhitia beson se do të ketë ndryshime të mëdha pozitive, përmirësim të jetesës, rregullim të çmimeve dhe situatës energjetike gjatë vitit 2026.
“Pres që do të ketë ndyrhsime të mëdha sepse sipas cka kemi dëgjuar Kurti ai është një lider një njeri qëi plotëson dëshirat e njerëzve sidomos ata që kanë nevoj dh ai do ti rregulloj disa gjëra, cmimet do t;i rregulloj edhe energjinë neve na lejon të jetoëjmë. uroj cdo ë mirë cdo njeriu”, përfundoi Zhitia.




