Si lindi emri Amazon?

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 23:15 | Nga

Të gjesh një emër për fëmijën është e vështirë: Ti nuk do që të tjerët të tallen me emrin e tij në shkollë; ti nuk do që vazhdimisht të korrigjosh njerëzit kur e shqiptojnë atë.

Të gjesh një emër për kompaninë është akoma dhe më e vështirë: ti nuk do që të limitosh veten në raste zhvillimi apo rritje; ti nuk do të ngatërrosh klientët.

Historia sesi Amazon u bë Amazon, është një shembull i mirë se sa i vështrirë mund të jetë procesi për të gjetur një emër. Në fillim Amazon u quajt “Cadabra”, si një referencë për “abracadabra” (si shprehja magjike).

Bezos mendonte se emri i lumit më të madh në Tokë ishte i përsosur sepse ai po ndërtonte librarinë më të madhe të Tokës

Ishte mesi i viteve 1990-të, kur Bezos dhe gruaja e tij, MacKenzie, filluan të eksplorojnë mundësi të tjera. Ata regjistruan emrat e domain-it Awake.com, Browse.com, dhe Bookmall.com. Ata gjithashtu regjistruan emrin e domainit Relentless.com dhe e mbajtën atë (nëse e shkruani atë sot, do të ridrejtoheni në Amazon.com)

Pastaj Bezos filloi të kërkonte përmes seksionit “A” në fjalor. Në atë kohë, lista e faqeve të internetit u alfabetizua, kështu që ai donte një fjalë që fillonte me A. Kur ai pa fjalën “Amazon”, emri i lumit më të madh në planet, ai mendoi se ky ishte emri i përsosur për atë që do të bëhej libraria më e madhe e tokës.

Stone shkruan që Bezos hyri në garazh, zyra e atëhershme e Amazon, dhe informoi kolegët për emrin e kompanisë. Ai la përshtypjen se nuk i interesonin reagimi apo mendimi i askujt për këtë vendim.

URL i ri u regjistrua në 1 nëntor 1994.

E ngjashme është dhe historia e gjigantit të teknologjisë, Apple. Steve Jobs tha: “Unë po mbaja një dietë me fruta. Apple (molla) tingëllonte bukur, e gjallë, dhe jo shumë frikësuese. Jobs gjithashtu tha se Apple do të listohej përpara “Atari” në numëratorin telefonik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme